Audi konfirmon ardhjen e një varianti të ri të TT

Audi ka konfirmuar se do të sjellë një variant të ri të modelit TT.

Auto & Tek

16/09/2014 16:34

Gjatë disa muajve të kaluar, Audi ka zbuluar planet për të zgjeruar linjën e modeleve TT së bashku me modelet e tjera coupe dhe roadster.

Me një model tjetër që do të debutojë në Paris muajin e ardhshëm, kompania ka konfirmuar se është duke punuar edhe në variantin e tretë të TT, transmeton Lajmi.net.

Por, çfarë veture do të jetë ajo? Audi nuk është duke thënë asgjë, por fansat e kompanisë janë duke pritur që të jetë me të vërtetë e mirë.

Siç duket varianti i tretë do të jetë një SUV/Crossover, që u zbulua për herë të parë në Pekin prillin e kaluar.

Nuk ka asnjë datë zyrtare se kur mund të debutojë varianti i tretë i TT, por thuhet se vetura mund të debutojë diku rreth vitit 2017, transmeton Lajmi.net.