Audi A1 2019 me pamje të re (Foto)

Audi duket se do të sjellë ndryshime në eksterierin e gjeneratës së re të Audi A1.

Auto & Tek

02/01/2017 18:00

Modeli i ri është fotografuar gjatë testimeve në Skandinavi me ç’rast është vënë re se ka shumë ndryshime, edhe pse automobili është i kamufluar.

Ndryshimet që vihen re janë në retrovizorët e ripozicionuar më lartë. Po ashtu vërehet se mungon dritarja e tretë anash, por nuk është e qartë a është e mbuluar apo nuk do të ketë fare.

Ndryshime vërehen edhe te dritat e automobilit, por ndryshime pritet të ketë edhe në interier.

Gjenerata e re e A1 pritet të vijë në vitin 2019 me çmim më të ulët si automobila standardë.

Modeli me motor 1.0-litërsh pritet të jetë modeli bazë.