Atletico, favorite për titull

David Villa insiston se Atletico Madrid është favorit për ta fituar titullin e kampionit në Spanjë, para Barcelonës e Real Madridit. Sulmuesi spanjoll thotë se Los Colchoneros e kanë fatin e tyre në duart e tyre.

Sport

05/05/2014 22:22

Atletico Madrid është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e kampionit këtë sezon, para rivalëve të tyre, Real Madrid e Barcelona, mendon sulmuesi David Villa.

Los Rojiblancos humbën 2:0 nga Valencia të dielën, por djelmoshat e Diego Simeones shpëtuan mirë, pasi katalunasit dhe madrilenët barazuan.

“Për ne, nuk ka surpriza. I vetmi realitet është se, nëse i fitojmë dy ndeshjet e fundit, do të jemi kampionë”, deklaroi fillimisht sulmuesi spanjoll.

“E imagjinoj se edhe Barcelona mund ta mendojë të njëjtën gjë. Nëse i shikojmë të tria këto ekipe, ne jemi në pozitën më të mirë, sepse fati ynë është në duart tona”, shtoi ai.

“E dimë se është mjaft e vështirë ta fitosh ligën. E dinim se do të ishte e vështirë deri në minutën e fundit, kështu që ideja e jonë për punë dhe vetëm për fitore në ndeshjen e ardhshme, nuk ka ndryshuar”, vijoi ai.

“Ne duhet të fitojmë të dielën, pa marrë parasysh rezultateve, duhet të fitojmë edhe në Camp Nou. Kjo është e vetmja gjë që e kemi në mendjen tonë”, përfundoi Villa.