Atdhe Nuhiu vjen me një tjetër gol të bukur

Atdhe Nuhiu vazhdon të jetë protagonist i golave te Sheffield Wed.

Sport

02/04/2018 17:53

Sulmuesi nga Kosova ka arritur të shënojë gol të bukur në ndeshjen që Sheffield Wed e ka fituar 1:3 në udhëtim te Sunderland.

Nuhiu ishte realizator i golit të tretë të Sheffield Wed në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 76’.

Vlen të ceket se Nuhiu asistoi edhe te goli i parë i skuadrës së tij, i realizuar nga Joao./Lajmi.net/