Atalanta e Berishës e ndal Juventusin (VIDEO)

Atalanta dhe Juventus kanë barazuar 2:2 në kuadër të xhiros së shtatë të Serie A

Sport

01/10/2017 22:44

Kampioni i Italisë, Juventus nuk ka arritur ta mbaj epërsinë prej 0:2 ndaj Atalantas, pasi në fund ka barazuar me Atalantan 2:2.

Mysafirët fillimisht shënuan dy gola me anë të Bernardeschit dhe Higuain, por Atalanta u kundërpërgjigj me golat e Caldara dhe Christante.

Pas këtij barazimi, Juventus mbetet në vendin e dytë më 19 pikë, aq sa ka edhe Inter, por me dy pikë më pak se sa Napoli në vendin e parë, që nga shtatë ndeshje ka shënuar shtatë fitore.