Asnjë incident mes tifozëve

Real Madrid dhe Barcelona ndajnë një rivalitet të ashpër. Grupet e tifozëve urrehen mes vete. Dy gjigantët e futbollit spanjoll do të ndeshen sonte në stadiumin Mestalla në Valencia në finalen e Copa del Rey, ballafaqim tepër i rëndësishëm për të dyja skuadrat pasi përfaqëson mundësinë për të fituar një trofe. Mirëpo, pavarësisht prezencës së…

Sport

16/04/2014 17:17

Real Madrid dhe Barcelona ndajnë një rivalitet të ashpër.

Grupet e tifozëve urrehen mes vete. Dy gjigantët e futbollit spanjoll do të ndeshen sonte në stadiumin Mestalla në Valencia në finalen e Copa del Rey, ballafaqim tepër i rëndësishëm për të dyja skuadrat pasi përfaqëson mundësinë për të fituar një trofe.

Mirëpo, pavarësisht prezencës së madhe të tifozëve të dyja palëve, e përditshmja sportive madrilene AS ka njoftuar se deri më tani – rreth tri orë para fillimit të sfidës – nuk është regjistruar asnjë incident mes përkrahësve.

Lajm i mirë.