Arsyetimi i Panuccit për katastrofën e radhës nga Shqipëria

Në mënyrë thuajse të fshehtë dhe me pyetje të përgatitura, Christian Panucci u rrëfye për humbjen e radhës në stadiumin e Evianit, e këtë e bëri në orët e para të së hënës. “Nuk ka asgjë kaq të rëndë dhe katastrofike siç duan të duket. Bëmë dy ndeshje negative, sepse skuadrës i mbaroi benzina, pasi…

Sport

04/06/2018 12:03

Në mënyrë thuajse të fshehtë dhe me pyetje të përgatitura, Christian Panucci u rrëfye për humbjen e radhës në stadiumin e Evianit, e këtë e bëri në orët e para të së hënës.

“Nuk ka asgjë kaq të rëndë dhe katastrofike siç duan të duket. Bëmë dy ndeshje negative, sepse skuadrës i mbaroi benzina, pasi nuk jemi Brazili apo Franca. Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn Grezdën, Sadikun. Mavraj ka 5 muaj që s’luan. Ukraina kishte futbollistë të Shakhtarit dhe Dinamos, pra me kualitet të ndryshëm”, tha Panucci.

Panucci premton se, pas pushimeve, kur ndeshjet të vlejnë vërtet pikë, gjithçka do të ndryshojë, raporton TCH.

“Nuk më pëlqen të gjej justififikime, por bateritë i kishim të shkarkuara. Kishim shumë të rinj dhe ishte e drejtë të rrezikonim dhe të provonim. Jam i bindur se në shtator, skuadra do të rikthehet konkurruese në Ligën e Kombeve”, tha më tej trajneri italian.

Shqipëria do të nisë fushatën e saj në Ligën e Kombeve në shtator, me ndeshjet ndaj Izraelit dhe Skocisë.