Arsyeja pse LeBron James është ‘special’

LeBron James është pa diskutim njëri nga basketbollistët më të mirë në histori, e për shumë kë edhe më i miri.

Sport

19/11/2018 12:06

Ai, mbrëmë në ndeshjen që Lakers e zhvilluan kundër Miami Heat, realizoi plot 51 pikë për të ndihmuar skuadrën e tij që të arrijë deri tek fitorja.

Mirëpo, anash aftësive për të realizuar, James është i jashtëzakonshëm edhe në asistime.

Gjatë karrierës së tij, “Mbreti” regjistron plot (8319) asistime.

Atij i nevojiten edhe 206 sosh në mënyrë që të bëhet lojtari i 10-të me më së shumti asistime në histori të NBA.

Kujtojmë se asnjë lojtarë tjetër që është top-realizues nuk bën pjesë madje as në Top-25 lojtarët me më së shumti asistime.

Kësisoj, “mbreti James” do të bëhej lojtari i vetëm në histori të NBA, që është në top 5 lojtarët me më së shumti pikë dhe në top 10 lojtarët me më së shumti asistime. /Lajmi.net/