Arsyeja e pabesueshme e mos-transferimit të Turan te Galatasaray

Arda Turan pritej të zyrtarizohej si futbollist i Gallatasarajit për edicionin e ri futbollistik, por mesfushori turk i Barcelonës ka refuzuar huazimin në vendlindje duke zgjedhur që të vazhdojë të qëndrojë në Spanjë, edhe pse hapësirat për të luajtur janë minimale.

Sport

08/09/2017 18:02

KIubi i Gallatasarajit me anë të një njoftimi zyrtar bëri me dije se nuk do të afronte më asnjë lojtar tjetër në këtë merkato, duke lënë të kuptohet se marrëveshja me Barcelonën ishte rrëzuar prej dëshirës së vetë futbollistit.

Arda Turan i ka qëndruar fjalëve të tij të thëna disa ditë më parë në mediat turke teksa shprehej:

“Tifozët e Gallatasarajit nuk më duan. Për këtë arsye do të qëndroj në Barcelonë dhe do të respektoj kontratën.”