Arsene Wenger ka një lajm të keq për tifozët e Arsenalit

Arsene Wenger nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali.

Sport

17/03/2017 18:09

Edhe pse ka 13 vite që nuk fiton një titull të Premierligës, e shtatë vite që nuk kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Arsene Wenger do të vazhdojë të mbesë trajner i Arsenalit, skuadrës nga Londra.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga ndihmësit e tij, Boro Primorac.

“Arsenali i Wengerit është Arsenali më i fortë i gjithë historisë, si në aspektin e sukseseve, ashtu edhe në gjërat tjera. Ai nuk po e konsideron largimin në fund të sezonit”, ka deklaruar Primorac./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6