Arsenali s’ka të ndalur, kërkon Hummelsin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger synon të mposhtë konkurrencën e Manchester Unitedit për të transferuar qendërmbrojtësin e Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

Sport

03/08/2014 14:24

Arsene Wenger s’ka të ndalur. Pas angazhimit të disa përforcimeve të mëdha gjatë këtij afati kalimtar të verës, strategu francez synon të sjellë edhe një tjetër yll të madh.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, Arsenali është i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

Ylli i Kombëtares gjermane, kampion i botës, kërkohet edhe nga Manchester United, mirëpo gjiganti londinez synon të befasojë rivalin e Premierligës duke arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për blerjen e Hummelsit që konsiderohet si një prej qendërmbrojtësve më të mirë në Evropë.