Arsenali kundër Besiktasit

Arsenali do të luajë kundër Besiktasit në play-off për kualifikim në Ligën e Kampionëve kurse në mesin e çifteve të tjera Napoli takohet me Athletic Bilbao.

Sport

08/08/2014 13:46

Arsenali do të luajë kundër skuadrës turke Besiktas në play-off për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti londinez që përfundoi i katërti në Premierligë është paraqitur në 14 edicionet e fundit të njëpasnjëshme të garës elite kontinentale për klube.

Në duelet tjera, Napoli takohet me Athletic Bilbaon kurse Porto me Lillen. Ndeshjet e para zhvillohen më 19 dhe 20 gusht kurse ato të kthimit më 26 dhe 27 gusht.

Çiftet:

Maribor Celtic

Salzburg – Malmo

AaB – Apoel

Steaua Bucharest – Ludogorets

Slovan Bratislava – BATE Borisov

Besiktas – Arsenal

Standard Liege – Zenit St Petersburg

Copenhagen – Bayer Leverkusen

Lille – Porto

Napoli – Athletic Bilbao