Arsenali, bindës ndaj Newcastles (Video)

Arsenali ka shënuar fitore bindëse në shtëpi, duke e mposhtur Newcastlen me rezultat 4-1, duke marrë kështu tre pikë shumë të rëndësishme nga ky takim.

Sport

13/12/2014 20:21

Në minutën e 15’ Giroud shënon për të kaluar Gunnersat në epërsi, që njëherish ishte dhe goli i vetëm i pjesës së parë.

Cazorla 54’ dhe Giroud 58’ shënuan për 3-0, para se Perez në minutën e 63’ të ngushtojë epërsinë e Gunnersave.

Dy minuta para kohës së rregullt të takimit, Cazorla shënon nga penaltia, për të vulosur fitoren e skuadrës së tij, e cila tashmë është në vendin e gjashtë me 26 pikë, dy më pak se vendi i katërt që mbahet nga West Ham.

Video