Arden përmirëson veturën Jaguar F-Type

Specialisti i veturave Arden, ka zbuluar përmirësimin unik të bërë në veturën Jaguar F-Type R, i cili ka pranuar një përmirësim të bukur nga programi i kompanisë gjermane.

Auto & Tek

01/09/2014 00:19

I cilësuar si vetura më e bukur sportive në dukje nga gjithë veturat e tjera në treg, vetura muskuloze britaneze nuk ka kërkuar edhe shumë modifikime, që është shkak pse Arden përmirësimet në veturë i ka pasur të kufizuara.

Përmirësimi së pari e ulë peshën e veturës, duke i dhënë asaj një qëndrueshmëri më të mirë gjatë ngasjes dhe një mundësi më të mirë të shpejtësisë përmes rrotave 21 inç Sportline, transmeton Lajmi.net.

Motori i veturës është 3.0 litërsh që prodhon 340 kuaj-fuqi. Çmimi i veturës është paraparë të jetë $65,000.