App Store “shkel” Google Play Store sa i përket gjenerimit të të ardhurave

Google Play Store është platforma më e madhe në botë e aplikacioneve mobile. Megjithatë të jetë më i madh s’do të thotë të jesh më fitimprurësi.

Auto & Tek

10/04/2018 23:53

Në raportin më të fundit të App Annie pavarësisht dominimit të Play Store në numrin e aplikacioneve, App Store ende gjeneron më shumë para.

Por për sa të ardhura bëhet fjalë? Sipas App Annie Apple App Store gjeneron 855 më shumë të ardhura sesa Google Play Store ndërsa përdoruesit e iOS shpenzojnë dy herë më shumë sesa ata Android.

Gjithashtu ky raport zbulon se App Store po rritet edhe në numrin e shkarkimeve. Në tre mujorin e parë të 2018-ës ishin 19.2 miliard shkarkime në Play Store dhe vetëm 8.2 miliardë në Apple App Store.

E thënë ndryshe Google po arrin Apple sa i takon të ardhurave ndërsa Apple po arrin Google për numrin e shkarkimeve.

Së bashku të dy dyqanet ka një numër shkarkimesh prej 27.5 miliardë aplikacione. Konsumatorët kanë shpenzuar në total 18.4 miliardë dollarë.

Çdo ditë përdoruesit shpenzojnë tre orë në aplikacione, ndërsa përdorin 40 prej tyre çdo muaj.