​Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të Gazmend Muhaxherit

Ka nisur protesta e qytetarëve në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajnn. Ndalesa e parë e protestuesve ishte para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku ata shprehën pakënaqësitë dhe paraqitën kërkesat e tyre për përgjegjësi institucionale lidhur me rastin. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe…

Lajme

03/11/2026 18:20

Ka nisur protesta e qytetarëve në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajnn.

Ndalesa e parë e protestuesve ishte para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku ata shprehën pakënaqësitë dhe paraqitën kërkesat e tyre për përgjegjësi institucionale lidhur me rastin.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe përgjegjësi nga institucionet që ishin të përfshira në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Kërkesat e tyre përfshijnë edhe dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe shkarkimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve që, kanë neglizhuar rastin.