Identifikohen nga mbetjet mortore Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti, Kurti: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është prioritet i Qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë, pas identifikimeve të para nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, është informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti,…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë, pas identifikimeve të para nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, është informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të Intelektualëve.
Ai ka thënë se Komisioni, bashkë me institucionet e tjera i ka njoftuar familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, të cilët në prillin e vitit 1999 u rrëmbyen nga forcat e armatosura serbe dhe u zhdukën me dhunë.
“Ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, bashkë me kërkesën dhe angazhimin për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës, të cilat vazhdon t’i mohojë e t’i fshehë, teksa klasifikon e mbyllë dokumentet e arkivat, dhe glorifikon autorët e gjenocidit”, ka njoftuar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: