Ansi Agolli flet për ndeshjen Skoci – Shqipëri

Edhe në konferencën në prag të ndeshjes me Skocinë në krah të trajnerit Christian Panucci ka dalë Ansi Agolli, si kapiten i ekipit kombëtar.

Sport

09/09/2018 23:52

Pavarësisht se në ndeshjen e parë nuk luajti, Agolli është shprehur se ai është gati jap kontributin e tij në çdo moment që do i kërkohet.

“Çdo lojtar i skuadrës e ka për detyrë të vijë këtu, megjithatë trajneri e tha dhe unë nuk kam se çfarë të përsërisë në lidhje me aktivizimin.”- us shpreh Ansi Agolli.

Ju vjen keq që prezantoheni si kapiten dhe nuk luani?

“Çdo lojtarë që vjen në ekip kombëtar vjen për të luajtur, pastaj zgjedhjet i bën vetëm trajneri.”

Ke luajtur kundër Sëlltik me Qarabag, a ke folur me shokët për atmosferën e tifozëve?

“Mendoj se shokët e skuadrës e kanë parasysh atmosferën në stadium. Mendoj se do të jetë një atmosferë e zjarrtë. Çdo futbollit këtë gjë duhet ta shfrytëzojë për të dhënë maksimumin e tij.”

A do jesh në fushë?

“Mendoj se kam bërë maksimumin tim kë ditë në grumbullim dhe kam dhënë më të mirën. Tani jam në formë të mirë, por nuk e di nëse do luaj, ende nuk është zgjedhur formacioni.”