Angli – Itali në fushë patatesh

Fusha e stadiumit Amazonia Arena ku do të takohen Anglia dhe Italia është larg nga gjendja e dëshiruar. Fotografitë e fundit shfaqin terrenin shumë të dëmtuar.

Sport

11/06/2014 14:13

Yjet e Kombëtares angleze dhe asaj italiane do të ndeshen në duelin e tyre të parë në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror në një fushë që nuk është në gjendjen e dëshiruar.

Fotografitë më të reja nga Amazonia Arena, ku skuadra e Roy Hodgsonit do të takohet me ekipin e Cesare Prandellit nuk do t’i pëlqejnë asnjërës skuadër.

Fusha, në temperaturat e larta në Manaus, duket në gjendje të mjerë me hapësira të thata në anë të ndryshme, e sidomos afër njërës prej portave.

Yjet e Anglisë dhe ata të Italisë janë mësuar të luajnë në fusha në gjendje ideale dhe mbetet të shihet se si do të gjejnë veten në terrenin e vështirë për lojë, në rast se nuk ndodh ndonjë mrekulli në ditët e mbetura për të përmirësuar gjendjen e tij.

Shtojmë kësaj edhe temperaturat deri në 30 gradë celsius, nuk do të jetë aspak lehtë.