Andi Lila nis stërvitjet me Skënderbeun

Skënderbeu e ka bërë edhe një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës, duke e sjellë në skuadër mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila.

Sport

10/08/2015 19:14

Në fakt, transferimi i Lilës në Korçë nuk është zyrtarizuar ende, por megjithatë ai i ka nisur stërvitjet me skuadrën e Mirel Josës.

Sipas mediave në Shqipëri, zyrtarizimi i kalimit të Lilës te kampioni shqiptar pritet të bëhet gjatë ditëve në vazhdim, shkruan Gazeta Olle.