Ancelotti uron Atletico Madridin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se Atletico Madrid e meritoi kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve, ku ai pret të zhvillohet një ballafaqim shumë interesant, ku nuk ekziston një favorit.

Sport

01/05/2014 12:24

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka ururuar Atletico Madridin për kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve. Strategu italian theksoi se Atletico e meritoi finalen, ku do të ndeshet me Realin më 24 maj në Lisbonë.

“Atletico e meritoi finalen sepse luajti më mirë se Chelsea. Në Madrid, njerëzit janë të lumtur për këtë derbi në finale. Është një finale ku nuk ekziston një favorit. Atletico është duke u paraqitur shumë mirë në La Ligë, do të jetë një finale interesante”, deklaroi Ancelotti për Sky Italia.

Italiani është i lumtur me lojën e skuadrës së tij në Allianz Arena ku fituan me rezultat 4:0 në ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munichut.

“Pa dyshim se jam shumë i lumtur. Ishte një mbrëmje fantastike dhe kualifikimi i Realit në finalen e Ligës së Kampionëve pas një kohe të gjatë është motiv krenarie”, shtoi ai.

Ancelotti në fund zbuloi se do të mbetet në Madrid. “Do të qëndroj në Real Madrid edhe në sezonin e ardhshëm”.