Ancelotti refuzon Milanin

Carlo Ancelotti nuk është i bindur që të rikthehet në postin e trajnerit të Milanit.

Sport

23/05/2015 11:09

Carlo Ancelotti do të largohet nga posti i trajnerit të Real Madridit, pas ndeshjes me Getafen sonte, e fundit për këtë edicion në La Ligë.

Ai kërkohet nga ish skuadra e tij, Milan.

Mirëpo, sipas mediave italiane, Ancelotti nuk është i bindur që të pranojë ofertën e Rossonerëve, për faktin se skuadra ka nevojë për t’u ndërtuar pothuajse nga zeroja.

E Ancelotti ëhstë trajner që është mësuar të luftojë për tituj të rëndësishëm.