Ancelotti refuzon klubin e njohur nga Serie A (FOTO)

Carlo Ancelotti ka treguar se u kërkua nga Roma para kalimit te skuadra e njohur gjermane.

Sport

07/10/2017 09:28

Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se refuzoi interesimin nga Roma për angazhimin e tij.

Trajneri italian është i lirë pas shkarkimit nga Bayern Munich.

Ancelotti ka treguar se u kërkua nga Roma para kalimit te skuadra e njohur gjermane.

“Pallotta më bëri thirrje dy vite më parë për të më angazhuar te Roma.

Por, unë kisha nënshkruar me Bayernin”, u shpreh Ancelotti për “Il Messaggero”, përcjell “lajmi.net”.

Ancelotti do të pushojë deri në fund të këtij sezoni para angazhimit në klubin e ri. /Lajmi.net/