Ancelotti ka një lajm të keq për tifozët e Realit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se mesfushori Isco do të mungojë në ndeshjen kundër Cordobas, për shkak të një lëndimi.

Sport

23/01/2015 15:19

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se një prej futbollistëve më në formë të ekipit, mesfushori Isco, do të mungojë në ndeshjen kundër Cordobas të shtunën.

Isco ka pësuar një lëndim në xhiron e shkuar kundër Getafes dhe nuk është rikuperuar.

“Isco nuk është rikuperuar pas dëmtimit ndaj Getafes”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.

“Nesër do të luajmë me ekipin më të mirë të mundshëm, nuk kemi nevojë për rotacion. Kemi zhvilluar një javë të mirë të punës. Isco nuk do të luajë për shkak të dëmtimit, të tjerët, përveq Pepes, janë në dispozicion”, u shpreh ai.