Ancelotti: Juventus – Real Madrid, ky futbollist e meriton ta fitojë finalen (FOTO)

Carlo Ancelotti ka parashikuar duelin mes Juventusit dhe Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

19/05/2017 10:35

Carlo Ancelotti ka thënë se Gianluigi Buffon e meriton ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Bayern Munichut ka parashikuar duelin mes Juventusit dhe Real Madridit në finalen në Cardiff.

Dhe, ai ka thënë se kapiteni i “Bianconerëve” e meriton trofeun e madh.

“Buffon e meriton Tripletën dhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi Ancelotti për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Juventus dhe Real Madrid takohen në Cardiff më 3 qershor. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6