Ancelotti flet për El Clasicon, ngacmon Luis Enriquen

Menjëherë pas takimit ndaj Liverpoolit, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ndeshja ndaj Barcelonës do të jetë spektakulare. Ai gjithashtu ka ngacmuar Luis Enriquen, pasi ka thënë se e nxori Ronaldo nga takimi i sotëm ndaj Liverpoolin pa e pyetur fare.

Sport

23/10/2014 00:42

Luis Enrique dhe Lionel Messi ishin temë e mediave gjatë këtij vikendi, pasi argjentinasi refuzoi të ndërrohej në ndeshjen e fundit. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Liverpoolit, Ancelotti tha se e zëvendësoi Ronaldon fare pa e pyetur.

Ai gjithashtu foli edhe për El Clasicon, duke thënë se ajo do të jetë një ndeshje spektakulare.

“Do të jetë një ndeshje spektakulare. Jam shumë me fat që do të kem një tiketë për të shikuar këtë përballje”.

“Unë e zëvendësova Ronaldon fare pa e pyetur”, tha Ancelotti duke buzëqëshur, menjëherë pas takimit ndaj Liverpoolit.