Ancelotti flet pas fitores ndaj Deportivos

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i lumtur me fitoren kundër Deportivos, duke shtuar se skuadra e tij është duke u përmirësuar.

Sport

20/09/2014 19:42

Los Blancos arritën të marrin fitoren të lartë në Riazor, duke e mposhtur Deportivon La Corunan me rezultat 8-2.

“Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe ta mbajmë ekuilibrin. Pas dy humbjeve, ne kemi shënuar 13 gola”.

“Jemi duke i rregulluar problemet tona. I kemi humbur gjashtë pikë, mirëpo kjo nuk është shumë problem për ne. Ronaldo? Jemi të lumtur, pasi kemi një fenomen në skuadrën tonë”.

“Sezoni është shumë i gjatë, ndërsa ne jemi duke menduar vetëm që të përmirësohemi”, tha Ancelotti pas fitores ndaj Deportivos.