Ancelotti e ka një mesazh për Ronaldon para transferimit në Serie A

“Allegri është trajneri i përsosur për ty,” raportohet t’i ketë thënë Ancelotti.

Sport

09/07/2018 08:17

Carlo Acnelotti dhe Cristiano Ronaldo kanë shijuar një marrëdhënie të mirë profesionale te Real Madrid dhe kanë ruajtur kontaktet.

Tekniku veteran dhe sulmuesi portugez kanë kaluar shumë momente të suksesshme në Bernabeu, dhe Sky Sports raporton se Ronaldo e ka telefonuar ish-trajnerin e tij për ta pyetur rreth jetës në Serie A në prag të marrëveshjes me Juventus.

Të dielën, Correre dello Sport tha se trajneri i ri i Napolit i ka thurur elozhe kampionatit italian, ku ai ka arritur suksese me Parma, Milan dhe Zonjën e Vjetër.

Gjithashtu, Ancelotti i ka thurur elozhe trajnerit të ardhshëm të Ronaldo-s, nëse portugezi vendos të kalojë në Serie A, Massimiliano Allegri: “Ai është trajneri i përsosur për ty,” raportohet t’i ketë thënë Ancelotti.