Ancelotti, a je ti?

Carlo Ancelotti ka treguar se ende nuk i ka humbur aftësitë në lojë me top. Trajneri i Real Madridit bëri plot 73 matje në vetëm 52 sekonda, gjatë një seance stërvitore.

Sport

03/10/2014 21:59

73 matje me top në 52 sekonda. Nuk është një rekord, por një arritje e jashtëzakonshme për një trajner.

Strategu i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka befasuar të gjithë duke bërë diqka që mund të kishim pritur nga ndonjë yll i ekipit si Cristiano Ronaldo e Gareth Bale.

Ancelotti në stërvitjen e Real Madridit vendosi të tregojë se ende nuk i ka humbur aftësitë në lojë me topin duke bërë matje me top, në stilin e një futbollisti aktiv.