Alves në mision

Dani Alves është në mision të bind trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique se e meriton të mbetet në klub edhe për sezonin e ardhshëm. Ylli brazilian është duke u stërvitur me intensitet të lartë.

Sport

15/08/2014 11:55

Mbrojtës i djathtë i Barcelonës, Dani Alves është duke punuar me intensitet të lartë për të bindur trajnerin Luis Enrique se e meriton të mbetet në klub, edhe për sezonin e ardhshëm, raporton e përditshmja sportive katalane ‘Mundo Deportivo’.

Ylli brazilian spekulohet se është këshilluar nga Enrique që të kërkojë një skuadër të re gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, Alves nuk është dorëzuar dhe është duke punuar furishëm në seancat stërvitore të Barcelonës, para fillimit të sezonit të ri. Krejt kjo me një qëllim që të bind Enriquen se e meriton të jetë pjesë e ekipit.

Tani për tani, Alves është më afër qëndrimit në klub por kjo mund të ndryshojë nëse Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Fiorentinës, Juan Cuadrado ose anëtarin e San Paolos, Douglas, një tjetër objektiv i Enriques.