Alves: Ky trajner është Ajnshtajni i futbollit

Dani Alves i ka thurur lavde ish trajnerit te Barcelona Pep Guardiola.

Sport

13/02/2016 19:24

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, e ka quajtur Pep Guardiolan si Ajnshtajnin e futbollit, përcjell Lajmi.net nga AS.

“Sekreti i tij qëndron në faktin që të bënë t’i shikosh gjërat ndryshe. Është Ajnshtajni i futbollit”, u shpreh braziliani.

“Shkuarja në City është gjë e re për të. Është një ndryshim dhe kjo i pëlqen. Do të triumfoj edhe atje sepse është një i çmendur për futbollin, dëshiron që gjërat të shkojnë si ai dëshiron”, shtoi Alves.