Alvaro Morata zbulon jetën si në ferr të lojtarëve

Alvaro Morata ka zbuluar një sekret rreth jetës së tij në muajt e fundit.

Sport

15/10/2018 15:56

Alvaro Morata ka zbuluar se si ishin muajt e fundit të tij, duke thënë se jeta e personave të famshëm është si një ferr.

“Kam mësuar shumë nga sezoni i fundit, ishte një vit shumë i vështirë. U largova nga shtëpia për të luajtur në Kupën e Botës dhe në fund  pashë veten jashtë ekipit kombëtar. Nga këto gjëra kam mësuar, pavarësisht se është e vështirë për t’i përjetuar. Me ardhjen në jetë të fëmijëve të mi, mësova të kontrolloja edhe emocionet negative dhe pozitive”, ka thënë fillimisht Morata, përcjell “lajmi.net”.

“Sot jam një person i lumtur, sidomos në fushë, edhe larg nga futbolli. Por, kur luaj, duhet të shënoj gola, sepse ato më bëjnë të lumtur. Në muajt e fundit u shqetësova për vështirësitë që po hasja, por thashë se situata ime nuk kishte lidhje me depresionin, edhe pse e përjetova shumë keq. Kur arrita në Londër, shënova shtatë gola në shtatë ndeshje dhe tifozët brohoritën emrin tim, njerëzit më donin. Pastaj u dëmtova dhe ishte e gabuar të luaja me dhimbjen”.

“Ndoshta edhe më shumë, sepse kur ke shumë para dhe famë, kjo mund të bëhet problem. Ka shumë njerëz që mendojnë se jetët tona janë për t’u patur zili dhe se kemi më shumë privilegje sesa të tjerët. Por, ndonjëherë paratë mund t’ju sjellin probleme. Edhe në familjen tuaj, edhe njerëzit e tjerë nuk e kuptojnë këtë”, ka shtuar më tej sulmuesi i Chelseas. /Lajmi.net/