Alonso me lajm fantastik për tifozët e Formula 1

Ish Bossi i Formula 1, Bernie Ecclestone siguron se piloti asturian do të vijojë bashkëjetesën me McLaren.

Sport

13/09/2017 12:51

E përditshmja britanike Daily Mail i jep fund spekulimeve dhe konfirmon qëndrimin e Fernando Alonsos tek McClaren.  Ish Bossi i Formula 1 Bernie Ecclestone siguron se piloti asturian do të vijojë bashkëjetesën me McLaren.

“Marrëveshja mes McLaren dhe Renault është e përfunduar. Por që Alonso do të vijojë të jetë pjesë e kësaj skuadre ky është një super lajm.”

Gjithsesi, Eccleston është kritik ndaj preferencës së MCclaren për Reanult, edhe pse duhet kujtuar se kjo skuadër me motorrët e Hondas nuk arriti dot të ngjitej asnjë herë në podium përgjatë tre viteve të fundit.

“Nuk arrij ta kuptoj pse Mclaren preferon bashkëpunimin me Renault më shumë se sa atë më Hondën. Nuk kishte faji i  Hondas që gjërat nuk shkuan mirë. Faji mbetet i McLaren!’

Në datë 12 shtator mësohet të jetë aritur marrëveshja mes palëve, MCLaren-Renault. Gjithsesi, dicka e tillë pritet të bëhet publike këtë fundjavë në Garën për Cmimin e Madh të Singaporit. Për sa i takon Fernando Alonsos, McLaren-Renault gjithnjë ka qënë zgjedhja e parë për Alonson për sezonin e ri. Ekipi anglez prej kohësh po tentonte të shkëputej nga Honda për mungesë rezultatesh dhe vakësinë që po përjtonin në cështje podesh. Tanimë janë shpresëplotë se e ardhmja premton evolucion.