Alonso kritikon Realin

Xabi Alonso thotë se Real Madridit i mbetet vetëm të shpresojë në gabimet e Atletico Madridit dhe Barcelonës, në garë për titull në La Ligë. Ai kritikon qasjen e skuadrës në barazimin 1:1 me Valladolidin.

Sport

08/05/2014 00:37

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka kritikuar ekipin pas barazimit 1:1 në udhëtim te Valladolid që i la në pozitë të papërshtatshme në garë për titull në La Ligë.

Los Blancos kanë mbetur në pozitën e tretë, një pikë prapa Barcelonës, por katër më pak se lideri Atletico Madrid, dy xhiro para fundit.

“Praktikisht ky edicion ka përfunduar për ne. Na nevojiten rezultate pak të mundshme, dhe na mbetet vetëm shpresa”, deklaroi Alonso pas ndeshjes.

“Nuk e kemi mbajtur nivelin e lartë të përqendrimit dhe nuk i kemi kushtuar rëndësinë e duhur këtij dueli. Nuk e kemi shfaqur intensitetin e nevojshëm në lojë në fazën finale dhe kjo na kushtoi. Në pjesën e dytë kemi bërë shumë gabime. Shpresoj të mos na përsëritet më, nuk ishte një ndeshje për ta marr me lehtësi”, u shpreh ai.