Alonso, armik i Barcelonës

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso do të bëjë çmos që ta eliminojë Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/05/2015 12:42

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso do të jetë një armik i vërtetë i Barcelonës në ballafaqimin e skuadrave në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ish futbollist i i Real Madridit gjithmonë ka dhënë maksimumin e tij në duel me gjigantin katalan, shkruan e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”.

Kurse, ai do të jetë në mision të dyfishtë të ndihmojë Bayernin që të kualifikohet në finalen e madhe.

Por, edhe t’i gëzojë tifozët e Realit duke e eliminuar nga gara rivalin e tyre më të urryer.