Alonso: Ancelotti duhet ta transferojë këtë super sulmues

Xabi Alonso mendon se Javier Hernandez “Chicharito”, do të përshtatej në Bayern Munich.

Sport

16/07/2016 18:32

Mesfushori spanjoll, Xabi Alonso, i ka bërë thirrje trajnerit të skuadrës, Carlo Ancelotti, që ta transferojë sulmuesin meksikan, Chicharito.

Strategu italian e njeh Chichariton mjaft mirë, pasi e kishte nën urdhërat e tij gjatë kohës sa e drejtonte Real Madridin.

“Ancelotti e njeh mirë nga koha kur ishin bashkë te Real Madridi, por çështja e transferimeve është punë e drejtuesve. Mund të përshtatej te Bayerni edhe pse e shoh të lumtur në Leverkusen”, deklaroi Alonso.