Allegri zbulon një tjetër gabim të gjyqtarit në ndeshjen Real Madrid – Juventus
Massimiliano Allegri ka përmendur një tjetër gabim të gjyqtarit Michael Oliver nga ndeshja ndaj Real Madridit.
Sport
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka përmendur një tjetër gabim të gjyqtarit Michael Oliver nga ndeshja ndaj Real Madridit.
Në përjashtim të penalltisë në sekondat e fundit të takimit, Allegri tha se gjyqtari e ka vlerësuar gabim kohën shtesë.
“Ua përkujtoj një gjë që nuk e ka përmendur askush. Gjyqtari i dha 3 minuta shtesë, në fushë u bë vetëm një zëvendësim dhe nuk pati ndërhyrje të mjekut. Është dashur të ishte vetëm 1 minutë shtesë”, u shpreh Allegri. /Lajmi.net/