Allegri: Ky futbollist do të mungojë kundër Napolit

Massimiliano Allegri ka paralajmëruar se Juventus do të ketë mungesa ndaj Napolit.

Sport

30/11/2017 12:43

Juventus nuk do të jetë i kompletuar për ndeshjen kundër Napolit.

Skuadra kampione nga Serie A viziton San Paolon të premten.

Por, trajneri Massimiliano Allegri ka paralajmëruar se skuadra mysafire do të ketë mungesa, përcjell “lajmi.net”.

“Stephan Lichtsteiner do të mungojë, Juan Cuadrado ka stërvitur pak.

Gonzalo Higuain mund të jetë në dispozicion”, deklaroi Allegri në konferencë për media. /Lajmi.net/