Alimi: Kjo është përparësia jonë ndaj Milanit

Armend Alimi ka folur para ndeshjes me Milanin.

Sport

16/08/2017 11:36

Armend Alimi ka kërkuar nga Shkëndija të bëjë paraqitje dinjitoze ndaj Milanit në “San Siro”, derisa beson se përparësia e skuadrës shqiptare është se luajnë që një kohë së bashku, për dallim nga Milani ka në formacion shumë transferime të reja.

“I dimë kualitet e kundërshtarit, por jemi këtu të bëjmë lojën tonë, nëse na lejon Milani. Mendojmë se kemi ekip për një lojë të mirë dhe denijtoze ndaj Milanit”, tha fillimisht Alimi.

“Nuk duhet të biem nën ndikimin e tifozëve në “San Siro” që do të jenë të shumtë, duhet të zhvillojmë lojën tonë”.

“A jeni përgatit për befasi? Me rëndësi është të paraqitemi mirë, e dimë mirë shumë kundër kuajt po luajmë”, u shpreh ai, transmeton “Gazeta Express”.

“Milani është ekip i madh dhe është vështirë t’i gjesh pika të dobëta. Kemi analizuar mirë ata, por duhet ta pranomë se kanë bërë një ekip shumë të mirë me transferimet e reja”.

“Përparësia ndoshta mund të jetë numri i madh i lojtarëve të rinj në formacion të cilët ende nuk janë komponuar mirë”, shtoi mes tjerash Alimi.