Alba para ndeshjes me Interin: Mungesa e Messit, mungesë e madhe!

Jordi Alba ka thënë se mungesa e Lionel Messit në sfidën Barcelona – Inter do të jetë e madhe për kampionët e La Ligas.

Sport

23/10/2018 17:31

Lionel Messi ka thyer dorën në ndeshjen që Barcelona e fitoi 4:2 ndaj Sevillas në fundjavë në La Liga, dhe do të mungojë tri javë.

Alba së bashku me trajnerin Ernesto Valverde, është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Interit.

“Leo është një mungesë e madhe. Ne të gjithë luajmë më mirë me të në fushë”, ka deklaruar Alba, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne duhet të nxjerrim më të mirën nga vetja, dhe jemi të aftë ta bëjmë këtë”.

“Interi është një skaduar e madhe dhe ata po kalojnë një sezon të mirë. Ne shpresojmë të fitojmë me tifozët që do na mbështesin”./Lajmi.net/