Al-Habsi uron Kosovën

Portieri i Omanit, Ali Al-Habsi ka uruar Kosovën për fitoren e parë e shënuar ndaj skuadrës së tij.

Sport

07/09/2014 19:09

Përpos se ka uruar Përfaqësuesen e Kosovës për fitoren në takimin e sotëm, ai ka folur fjalë të këqija për fushën e keqe të stadiumit të Prishtinës.

“Urime fitorja e parë për kombëtaren e Kosovës. Urime sepse luajtën një lojë të mirë, sidomos në mbrojtje”.

“Fusha na vështirësoi gjëra, pasi ishte e vështirë të zhvillohej një futboll normal . Sidoqoftë, ishte vetëm një miqësore”.

“Atmosfera në këtë takim ishte shumë e mirë. Jam i lumtur që një kombëtare si Kosova arriti të shënojë fitore”, tha Al-Habsi.