Aksidenti në Rinas, një 60-vjeçar i lënduar rëndë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Lajme

30/06/2016 09:13

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë disa të plagosur.

Sipas të dhënave të para, një fëmijë ka mbetur i bllokuar në njërën prej mjeteve.

Forca të repartit zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Raporti i Policisë:

“Më datë 30.06.2016, rreth orës 08:00, në rrugën e Rinasit, mjeti tip “Renault”, me drejtuese shtetasen K. K., 40 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri, H. K., 60 vjeç, i cili  u dërgua në SQU, në gjendie jo të mirë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e shkakut të humbjes së kontrollit të mjetit”, njofton policia.