Akil Gjakova s’ka të ndalur, mposht Ungvarin

Akil Gjakova ka shënuar fitore të re në Botërorin e xhudos.

Sport

22/09/2018 11:45

Akil Gjakova është kualifikuar tutje në Botërorin e xhudos në Baku.

Ai ka mposhtur hungarezin Miklos Ungvari në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Pas një dueli të vështirë, Gjakova doli fitues pas vazhdimeve, përcjell “lajmi.net”.

Në rrethin tjetër, Gjakova do të përballet me Zhanzay Smagulov nga Kazakistani. /Lajmi.net/