Akil Gjakova në çerekfinale të garës në Hagë

Akil Gjakova ka mposhtur garuesin nga Britania e Madhe, Daniel Williams.

Sport

18/11/2017 12:54

Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të çmimit të madh të Holandës që po mbahet në Hagë.

Xhudisti kosovar ka mposhtur garuesin nga Britania e Madhe, Daniel Williams në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në çerekfinale ai do të përballet me kanadezin Antoine Bouchard.