Akil Gjakova e fiton me ippon edhe luftën e dytë në ‘The Hague 2018’

Akil Gjakova ka siguruar kalimin në raundin e katërt në Grand Prixin ‘The Hague 2018’.

Sport

17/11/2018 12:38

Xhudisti nga Kosova ka arritur që edhe luftën e dytë ta fitojë me ippon, duke e mundur garuesin nga Holanda,  Roy Schipper.

Në luftën e parë Gjakova ka mundur xhudistin nga Gana, Emmanuel Nartey.

Në sfidën e radhës, Gjakova takohet me fituesin e takimit Ungvari – Van Tichelt./Lajmi.net/