Agjenti i Vidalit në bisedime me Realin

Mediat italiane kanë filluar të pohojnë se agjenti i Arturo Vidalit ka filluar bisedime me skuadrën e Real Madridit, për një transferim të mesfushorit në Santiago Bernabeu.

Sport

13/10/2014 16:57

Sipas të përditshmes italiane, Corriere dello Sport, agjenti i Arturo Vidalit ka filluar bisedimet me skuadrën e Real Madridit, për një transferim të mundshëm të klientit të tij në Santiago Bernabeu.

Besohet se Juventusi është i gatshëm të largojë mesfushorin, në mënyrë që të grumbullojë paratë e duhura, për të sjellë emra tjerë të fortë në skuadër.

Pritet që mesfushori i Manchester United, Juan Mata të jetë zëvendësuesi i Vidalit te Juventusi edhe pse një gjë e tillë ende nuk është pohuar zyrtarët e biankonerëve.