Agim Cana jep lajmin e madh për KF Vëllaznimin

Kryetari i Vëllaznimit, Agim Cana, ka folur si kryetar i klubit gjakovar.

Sport

18/01/2018 19:42

Në një prononcim për TV Syri, Cana ka thënë që do të mundohet të sjellë profesionalizëm te Vëllaznimi, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Jam shumë krenar dhe jam tepër i emocionuar. Ky është qyteti im ku kam lindur. Jam i privelegjuar që jam zgjedhur kryetar i klubit. Do të mundohemi ta rehabilitojmë situatën në klub, t’i qetësojmë gjërat dhe ta strukturojmë Vëllaznimin, pasi që pa Vëllaznim të fortë s’ka futboll në Kosovë”, deklaroi Cana.

“Së shpejti do të konfirmojmë edhe aksionarët tjerë të klubit. Qëllimi im është që të sjell profesionalizëm në klub”.

“Vëllaznimin duhet ta shndërrojmë në shoqëri aksionare, por gjithçka do të bëjmë sipas ligjit, në mënyrë transparente”, shtoi ai.