Adriano i rikthehet problemeve

Adriano nuk ndryshon. Me disa kilogramë më tepër ose më pak, sulmuesi brazilian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Skuadra e re, problem i ri. ‘Muaji i mjaltit’ me ekipin e tij të ri, Atletico Paranaense zgjati pak. Ish ylli i Interit është përplasur me trajnerin Miguel Angel Portugal dhe nuk është paraqitur në…

Sport

28/02/2014 18:59

Adriano nuk ndryshon. Me disa kilogramë më tepër ose më pak, sulmuesi brazilian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Skuadra e re, problem i ri.

‘Muaji i mjaltit’ me ekipin e tij të ri, Atletico Paranaense zgjati pak. Ish ylli i Interit është përplasur me trajnerin Miguel Angel Portugal dhe nuk është paraqitur në konferencë për shtyp.

Adriano, ende larg nga forma e dëshiruar fizike, u inkuadrua në lojë në minutën e 37’të të pjesës së dytë të duelit kundër Velez Sarsfield, të fituar nga argjentinasit me rezultat 2:0, ballafaqim i vlefshëm për fazën e grupeve në Coppa Libertadores.

Adriano u largua nga fusha i dëshpëruar dhe nuk u përshëndet fare me trajnerin, duke u përplasur me të në zhveshtore, raportojnë mediet braziliane.