Adnan Januzaj “tronditë” Kosovën

Menaxheri i Adnan Januzajt e ka godit keq Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

26/05/2016 16:13

Kjo pasi që ai e ka mohuar faktin që Adnani ka vendosur të luajë për Kosovën.

“Januzaj nuk e ka marrë ende asnjë vendim. Një gjë të tillë do ta analizojë në të ardhmen”, deklaroi Dirk De Vries, përcjellë “Lajmi.net”.

Ju kujtojmë që sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, kishte thënë që Januzaj ka shprehur dëshirën të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.