‘Adios’ Atletico Madrid, Godin në Serie A?

Diego Godin ka ofertë për transferim në Serie A.

Sport

18/07/2018 07:21

Diego Godin mund të largohet nga Atletico Madrid duke u transferuar në Serie A.

E përditshmja sportive madrilène “AS” shkruan se mbrojtësi uruguaian ka zgjuar interesim nga Juventus.

Skuadra kampione nga Serie A pas blerjes së Cristiano Ronaldos synon të sjellë përforcime të tjera dhe Godin është një prej objektivave të reja të këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

“AS” shton se Juventus i ka ofruar Godinit kontratë trevjeçare për transferim në Torino. /Lajmi.net/